Policia e Kosovës

Arrestohet shtetasi francez, i gjenden marihuanë, afër 3000 euro dhe 11 telefona

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas francez pasi tek i njëjti kanë gjetur dhe sekuestruar 9.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Sipas policisë, atij i është konfiskuar edhe një grinder për bluarje, , një pako me rizlla, 2886 euro para të gatshme dhe 11 telefona mobil.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. 12 Qershori, Ferizaj, 17.02.2022 – 03:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi franceze, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 9.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një grinder për bluarje, një pako me rizlla, 2886 euro para të gatshme dhe 11 telefona mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.