Arrestohet shqiptari, kapet me 68 kilogramë kanabis në doganën me Greqinë

Strukturat doganore të Degës Doganore Kapshticë në bashkëpunim me Policinë kanë sekuestruar rreth 68 Kg lëndë narkotike, të dyshuar si “Cannabis sativa”, e fshehur në një automjet.

Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrolleve në Doganë është konstatuar se sasia e drogës së sekuestruar është rreth 68 kg lëndë narkotike e dyshuar si “Cannabis sativa” dhe ishte fshehur poshtë sediljeve të automjetit.

Bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit shtetasi me inicialet G.Gj.