Arrestohet shoferi nga Dibra që rrahu nxënësin VIDEO

Shoferi nga Dibra i cili u regjistrua duke dhunuar një prej nxënësve që ai transportonte është arrestuar nga policia.

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko sot pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ka folur për këtë ngjarje ku tha se kanë kërkuar nga policia të veprojë menjëherë.

“Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit se një shofer furgoni ka dhunuar një fëmijë. Në lidhje me këtë rast, Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë policisë që të veprojë”, është shprehur Kuko.