Arrestohet serbi që tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, i konfiskohen pemë e perime

Një shtetas i Serbisë është arrestuar mbrëmë pasi i njëjti kishte tentuar të kalonte ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi.

Gjatë kontrollës në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar pemë dhe perime pa dokumente përkatëse.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.