Është arrestuar personi i dyshuar për tentim dhunim nga komuna e Shtimës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi për Ballkani.info ka konfirmuar arrestimin e 19 vjeçarit, i cili ësht dyshuar për tentim dhunim ndaj 11 vjeçares nga Komuna e Shtimës.

“Me urdhër të prokurorit është arrestuar personi i dyshuar për tentim dhunimin e të miturës. I arrestuar po intervistohet nga prokuroria”, ka thënë Gashi.

Është raportuar se familja e viktimës akuzojnë 19-vjecarin se ka tentuar ta dhunojë vajzën e tyre, duke e futur dhunshëm në veturë dhe duke e dërguar në një fshat afër Shtimes.

Policia e kishte intervistuarin të dyshuarin në fillim të muajit nëntor, por më pas ishte liruar. /Ballkani.info/