Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar njё person i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se kishte kanosur një zyrtar policor. Sikur të mos mjaftonte kaq, ai kishte tentuar të ikte gjatë arrestimit, ndërsa kishte kandosur zyrtarët policorë edhe gjatë transportit që po i bëhej për në Stacionin Policor në Pejë.

“Gjatё transportit pёr nё Stacionin Policor nё Pejё, i dyshuari ka kanosur zyrtarёt policorë dhe nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tё dyshuarit ёshtё hapur rasti ‘kanosje ndaj personit zyrtarë”, thuhet në komunikatën për medie.