Pejë
Arrestohet pasi e sulmoi me thikë
Në fshatin Brestovik të Pejës është arrestuar i dyshuari mashkull egjiptian, pasi që i njëjti ka kanosur me thikë viktimën mashkull të të njëjtit komunitet.
Rasti ka ndodhur dje dhe siç njofton Policia gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.