Arrestohet Oriola Marashi

Arrestohet modelja e famshme Oriola Marashi.

Sipas asaj që raporton gazeta “Si”, Marashi u ndalua kur ishte me një autoveturë  tip Audi.

Asaj, sipas të njëjtit burim, iu gjetën dy qese farmaceutike të dyshuar si lëndë narkotike.

Modelja ishte e shoqëruar nga J. Kurti,  tha policia për gazetën , si dhe E. Krasniqi.

Më tej i njëjti burim thotë për gazetën Si se Oriola Marashi ka pohuar se hashashi është i saji dhe se ajo është përdoruese e lëndës narkotike prej rreth një viti. “Për herë të fundit kam pirë hashash para dy ditëve dhe shokët e mi që  janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt”, ka thënë modelja.

Policia do ta referojë cështjen në prokurori  ndaj modeles për veprën prodhim dhe shitje narkotikësh. Burimet thanë se  droga është peshuar ishte rreth  1.9 gramë.