Është arrestuar një shtetase e Shqipërisë në Gjilan, nën dyshimin se vazhdimisht e ka kërcënuar një burrë për t’i dhënë para.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajte.

Rasti është në procedurë hetimore.

“Gjilan, 14.03.2022-09:10. Me 18.03.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shantazhuar nga  e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë duke i kërkuar para.  E dyshuara është arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,  rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim e policisë.