Arrestohet një shtetas i Libisë, tentoj të vjedh një kioskë në Prishtinë

Një  mashkull nga Libia ka tentuar të kryej një vjedhje në një kioskë të Prishtinës.

Sipas Policisë, asgjë nuk është vjedhur përveç dëmtimit të xhamit dhe njësorit të rrymës.

Po ashtu i dyshuar është dërguar në mbajtje, raporton ballkani.info

“Rr. Isa Boletini, Prishtinë 20.11.2020 – 03:15. Është arrestuar një mashkull nga Libia i cili është hasur duke tentuar të kryej vjedhje në një kioskë pronë e ankuesit mashkull kosovar. Sipas viktimës nuk i është vjedhur asgjë përveç dëmtimit të xhamit dhe njësorit të rrymës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë. /Ballkani.info/