Arrestim

Arrestohet një person, përfitoi 2 milionë euro duke i mashtruar qytetarët

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se është arrestuar një person, i cili se dyshohet se i ka përfituar 2 milionë euro duke mashtruar qytetarë të ndryshme.

Bëhet fjalë për J.M, i cili këtë shumë e kishte përfituar nga viti 2021 e deri në korrik të 2023-tës.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “Mashtrimit”.

“I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit”, njofton prokuroria.