Arrestohet një person pasi vodhi 50 euro në tyrbe në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjakovë ku cak i hajnave ka qenë një tyrbe.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se disa persona të panjohur kanë thyer dritaren e tyrbes dhe kanë hyrë në objektin e tyrbes, ku kanë vjedhur 50 euro..

“VJEDHJE E RËNDË-Gjakovë 11.06.2022 – 06:45.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në objektin e tyrbes, person-a të dyshuar të pa njohur kanë thyer dritaren dhe përmes saj kanë hyr brenda në objekt dhe nga aty kanë vjedhur 50 euro”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.