Rahovec

Arrestohet një person në Rahovec, publikoi foto me armë zjarri në Tik-Tok

Të martën e 8 prillit në fshatin Danjë të Rahovecit, është arrestuar një person pasi kishte publikuar disa foto me armë zjarri në rrjetin social Tik-Tok.

“08.04.2024 – 10:10. Pas publikimit të disa fotove me armë zjarri në rrjetet sociale TIK-TOK, është kontrolluar shtëpia dhe lokali i të dyshuarit mashkull kosovar, ku i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me katër copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit të 24 orëve të fundit, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

VIDEO BONUS: