Të premten mbrëma është arrestuar një person në Prishtinë.

Sipas raportit policor, deri sa Policia po shkruante dënime për mos respektim të masave në një lokal, i dyshuari ka kërcënuar me fjalë zyrtarin policor.

Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 19.03.2021 – 23:16. Deri sa njësiti policor ka qenë në një rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike, në një lokal ku kishte shumë njerëz, duke u shqiptuar tiketa për mos respektim të masave anti-Covid, një i dyshuar ka kanosur me fjalë një zyrtar policor. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe në konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.