Arrestohet një person në Novobërdë, Policia i gjeti armë e fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person (Q.H) në Novobërdë.

Me urdhër të Gjykatës, është realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pistoletë, një karikator me katër fishekë, 29 fishekë.I dyshuari është arrestuar dhe intervistua, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve’’.

Njoftimi i plotë:Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Novobërdë, 07 Shtator 2022

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë sot me datën 07.09.2022 me urdhër të Gjykatës ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit Kosovar Shqiptar Q.H.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:

· Një (1) pushkë gjuetie me leje të skaduar prodhim Turk,

· Një (1) pistoletë e llojit Zastava e kalibrit 6.35 mm

· Një (1) karikator me katër (4) copë fishekë të të njëjtit kalibër dhe

· Njëzet e nëntë (29) copë fishekë të kalibrit 9mm.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar i armëve’’.