Lipjan

Arrestohet një person në Lipjan pasi ngacmoi seksualisht një të mitur

Është arrestuar një person në Lipjan pasi e sulmoi seksualisht një të mitur.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Janjevë, Lipjan   16.10.2023 – 12:25  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar  seksualisht viktimën e mitur femër. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.