Arrestohet një person në Gjakovë, Policia sekuestron një armë dhe 26 fishekë

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një person i cili mbante armë pa leje.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se të njëjtit gjatë një patrullimi i është gjetur një pistoletë BERETTA me dy karikatorë dhe 26 copë fishekë, të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

I arrestuari me inicialet P. Sh., i lindur në vitin 1977, me vendim të prokurorit më pas është liruar të procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Gjakovë, 15 janar 2023

Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policorë në Gjakovë, derisa kishin qenë duke patrulluar në rrugën “Migjeni”-Gjakovë, kishin ndaluar një veturë të cilën e ngiste i dyshuarit P. SH., i lindur në vitin 1977, shtetas i  Republikës së Kosovës. Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit, janë gjetur një pistoletë BERETTA me dy karikator dhe 26 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është  iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.