Policia raporton se dje në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar pasi i ka shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër k-Shqiptare bashkëshortes së tij, me ç’rast gjatë fjalosjes me viktimën i dyshuari e kishte ekspozuar armën”, thuhet në raportin e policisë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë zastava, 17 fishekë e kal.7.65, një pushkë ajrore stoeger, dhe një palë dylbi.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.







