Arrestohet një person në Ferizaj për kanosje të zyrtarëve policorë

Një 39-vjeçar, A.A është arrestuar për kanosje ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas komunikatës së Policisë, sot, rreth orës 10:20 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Sali Çeku” në Ferizaj është një rast i kanosjes.

Personi me inicialet A.A (M/K) i moshës 39 vjeçar, gjatë senacës gjyqësore për një rast të kanosjes të zyrtarëve policorë, që kishte ndodhur më 06.10.2019, ka kanosur zyrtarët policorë, si të dëmtuar në këtë seancë. Kanosja ka vazhduar edhe jashtë objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku sërish i kishte kanosur dy zyrtarët policorë, duke tentuar edhe t’i sulmojë.

“Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e PK-së.