Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut

Një person sot është arrestuar në Ferizaj pasi ishte i kërkuar nga Maqedonia e Veriut për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” me dënim burgimi katër vjet e nëntë muaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë është me inicialet G.M. dhe ishte raportuar në polici se për disa ditë kishte qëndruar në një lokacion në Ferizaj.

“Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Republikës së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.