Arrestohet një ish zyrtar dhe një zyrtare e Komunës së Mitrovicës

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës për keqpërdorim të detyrës.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, sot janë intervistuar një ish zyrtar dhe një zyrtare e një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës, për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Të njejtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë zëdhënësi i Polcisë së Kosovës, Baki Kelani. /Ballkani.info/

loading…