arrestim

Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me mallra elektronike në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan për kontrabandim me mallra elektronike.

Siç ka njoftuar policia, në vijën kufitare Kosovë – Serbi ka ndualuar për kontroll një veturë me targa suedeze.

Gjatë kontrollimit të veturës, janë gjetur të ngarkuara mallra të ndryshme me pajisje elektronike të përdorshme, si llaptop, zmadhues të zërimit, shtëpiza kompjuterike, monitorë, radio elektronike, pastaj mall komercial amvisërie (aparat për kafe), motor i motoskafit, një sasi e trotinetëve elektrikë, kositëse e barit me benzinë dhe pajisje e vegla tjera pune.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje, kurse për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.