Policia e Kosovës

Arrestohet një grua pasi dyshohet se e sulmoi një zyrtar policor në Mitrovicë

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një polic në Mitrovicën Jugore.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

E dyshuar bëhet e ditur se pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 11.11.2023-01:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar zyrtar policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.