Arrestohet një femër në Deçan, sulmoi fizikisht kunatën

Është arrestuar një femër në Deçan, pasi e njëjta sulmoi fizikisht kunatën e saj.

Policia njoftoi se ajo gjithashtu ka fyer familjarët dhe ka demoluar shtëpinë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi qe e njëjta pasi ka demoluar shtëpinë, ka fyer familjaret dhe ka sulmuar fizikisht kunatën e saj viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, në këtë raport thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.