Është arrestuar një 27 vjeçar në Prishtinë, që ishte në kërkim me 14 urdhëresa të gjykatës.

Sipas policisë, gjatë prej këtyre urdhëresave kanë qenë burgim me 6 vjet e tre muaj, për veprat penale vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Sot rreth orës 00:20, nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të Gjykatës. Ndaj personit të dyshuar:  V.M, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 14 urdhëresa, prej tyre 6 urdhëresa me burgim, (6 vite e tre muaj burgim),  për veprat vjedhje e rëndë, kanosje e lëndim trupor.  Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  personi është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.