Është arrestuar në Malishevë një person me nënshtetësi holandeze, pasi që kishte urdhër arrest, mirëpo gjatë arrestimit i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.
Në raportin e policisë rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
I dyshuari ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Rr. Skenderbeu, Malishevë 11.08.2022-16:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Holandeze pasi ai kishte urdhër arrest nga gjykata, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Ballkani.info







