Arrestohet në Prishtinë shtetasi i huaj që keqpërdori fëmijët për pornografi

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas të huaj në Prishtinë.

Dje në ora 19:30 në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Sipas njoftimit në cilësinë e provave janë sekuestruar një llap top, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

loading…