Policia e Maqedonisë e ka arrestuar dje një burrë të moshës 34-vjeçare, i cili ishte dënuar nga gjykata me 10 vite burg.

“Më 24 nëntor 2018, në orën 13:20, në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, efektivët e policisë, me urdhër të Gjykatës kanë arrestuar personin A.S. (34) nga Hraçina e Shkupit për vuajtjen e dënimit me burg prej 10 vjetësh sipas nenit 123 paragrafi 2 “vrasje” të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.