Kanabis

Arrestohet në Ferizaj një person për posedim të marihuanës dhe kanabisit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zllatar të Ferizajt, pas një operacioni të suksesshëm antidrogë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit më 1 korrik 2024, rreth orës 15:10, njësitet policore gjetën dhe sekuestruan tri qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me një peshë prej 1.96 gramësh.

Në oborrin e shtëpisë u zbuluan dy bimë të vogla të llojit kanabis, ndërsa në një zonë malore afër shtëpisë u gjetën dhe konfiskuan pesë bimë të kanabisit, secila mbi dy metra e gjatë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi gjithashtu një kartelë bankare, një telefon celular dhe para të gatshme në shumën prej 102.6 euro.

Pas marrjes së mostrave të bimëve, ato u shkatërruan. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u intervistua dhe më pas u dërgua në mbajtje për hetime të mëtejshme.