Arrestohet në Durrës shtetasi rus i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge

Shtetasi rus i shumëkërkuar nga drejtësia gjermane, për trafikim droge, D.B., është arrestuar në Durrës.

Ai u kap në ambientet e një hoteli në Durrësit nga FAST Albania gjatë operacionit në bashkëpunim me DVP Durrës, Interpol Tirana dhe Interpol Ëiesbaden, Gjermani.

28-vjeçari i lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga kodi penal gjerman.

Ai në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Ëiesbaden, Gjermani, vijon punën për ekstradimin e tij drejt Gjermanisë./TCh