Ferizaj

Arrestohet në aeroportin “Adem Jashari” një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

Është arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari”, i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ” me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj.

Policia bën me dije se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimi.

“Me datën 15.04.2024 rreth orës 14:00 policët kufitarë në aeroportin ndërkombëtar ” Adem Jashari” kanë ndaluar personin e kërkuar P.H ( M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili më pas është arrestuar nga policët e stacionit në Ferizaj.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘ Blerja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve ” me dënim burgimi prej 3 vite e 6 muaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

VIDEO BONUS: