Arrestohet llapjani që ngacmoi seksualisht tri vajza, prej tyre dy të mitura

Është arrestuar për ngacmim seksual një person në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës i njëjti ditë më parë kishe sulmuar seksualisht dy femra të mitura.

Policia njofton se rasti është në procedurë hetimore nga njësitë relevante.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, nën dyshimin se ditë më parë e kishte sulmuar seksualisht një viktimë, ndërsa sot (15.07.2022) dyshohet që ka ngacmuar dy viktima femra  kosovare të mitura. Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante”, njofton policia.