Arrestohet kosovari nën dyshimin për pjesëmarrje në grabitjen e Rinasit

Një tjetër autor i grabitjes së bujshme të Rinasit është arrestuar këtë të premte, i gjashti në total.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se i arrestuari është shtetas nga Kosova, identiteti i të cilit u raportua nga Alkond Bengasi.

Arrestimi i tij është kryer te Shkëmbi i Kavajës gjatë një operacioni mjaft sekret. Bengasi e përshkruante atë si njeriun që takonte shpesh Admir Muratajn dhe Klement Çalën. Ai e kishte përshkruar atë si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.