LAJMI I FUNDIT

Arrestohet ish-burri i Drenusha Latifit

Është arrestuar Atilla Kardesh, ish-burri i ish-missit dhe këngëtares shqiptare, Drenusha Latifi, i cili kohët e fundit është bërë kryetemë e mediave, pas akuzave nga ish-gruaja e tij për dhunë.

Ditët e fundit, ish-missi ka bërë publike problemet që kanë me ish-burrin, si dhe ka bërë publike fotografitë ku dëshmon dhunën që i është ushtruar, sipas saj nga ish-burri, Atilla.

Ditën e sotme ai ka publikuar disa biseda telefonike me Latifin në rrjetin e tij social Instagram.

Në versionin e saj, Latifi është shprehur se ka vite që ajo dhunohet, duke përmendur edhe raste specifike, por që ka duruar për hatrin e fëmijëve.

Poashtu, ajo ka treguar se është kthyer nga Suedia, ku jetonte me familjen e saj, pasi është kërcënuar nga persona që Atilla iu kishte marrë borxh dhe nuk ua kishte kthyer.

Pas deklaratës së saj, edhe Atilla ka vendosur që të flasë në Klan Kosova, ku ka thënë se Latifi ka gënjyer dhe se aktualisht janë në një proces gjyqësor, për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Ai ka thënë se beson në organet e drejtësisë dhe se gjykata do të vendos për të mirën e fëmijëve.

Pas deklaratës së tij, ish-missi është rikthyer edhe një herë në studion e Klan Kosova, duke bërë publike fakte dhe fotografi, se është dhunuar shumë herë.