Arrestohet i mituri në Pejë, sulmoi dhe ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të mitur në Pejë, pasi kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur dhe më pas të njëjtën e kishte sulmuar.

Në raportin e policisë thuhet se i mituri është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga ana e prokurorit, përcjell Ballkani.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht dhe ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e mitur.  Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Ballkani.info