Vjedhje

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në shtëpinë e gjyqtarit Agim Kuçi – i gjenden shok bomba, kartela bankare, dokumente

Shtëpia e gjyqtarit Agim Kuçi në Veternik të Prishtinës ka qenë cak i një vjedhjeje të enjten pasdite.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin për kryerjen e kësaj vjedhjeje.

Të njëjtit i janë gjetur në çantë shok bomba, kartela bankare, fishekë e dokumente të ndryshme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa fishekë, disa shok bomba, dokumente, kartela bankare, ID zyrtare e viktimës, monedha, thikë, brisk dhe disa shishe të alkoolit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në një njoftim.

VIDEO BONUS: Gashi emocionohet kur flet për heroin Agim Ramadani: Është i skalitur përherë në shpirtin tim