Arrestim

Arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për falsifikim të parave. Sipas policisë për këtë person ishin ankuar disa persona se kanë pranuar disa kartëmonedha të dyshuara për falsifikim

“Fushë Kosovë 04.09.2023-11:00. Ankuesit kosovarë kane raportuar se kane pranuar disa kartëmonedha të dyshuara për falsifikim”.

Mirëpo i dyshuari sipas Policisë së Kosovës, është dërguar në burg me urdhër të prokurorit të rastit.

“I dyshuari i rastit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.