4 persona të arrestuar

Arrestohet grupi i shqiptarëve në Greqi, kapen katër çanta me drogë

Katër shqiptarë janë arrestuar në një operacion të policisë greke që ka sekuestruar rreth 77 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni u zhvillua pas mesnate në Ampelia të Igumenicës. Shqiptarët e vënë në pranga janë të moshës 20, 22, 30 dhe 41-vjec, të cilët u kapën duket kaluar kufirin në këmbe e duke transportuar 4 çanta që përmbanin 47 pako me 76 kg 570 gram marijuane.

U sekuestruan dhe 4 celulare.

Nga kontrolli ne sistem, rezulton se dy prej te arrestuarve kane masë ndalimi hyrje në Greqi dhe në zonën Shengen.

Prej fillimit te vitit e deri sot, policia greke ka sekuestruar rreth 8.8 ton marijuane qe vinte nga Shqiperia.