Arrestohen dy persona

Policia e Kosvës ka arrestuar A.L dhe A.J të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas raporit të policisë personat në fjalë dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare, marrjen dhe dhënien e ryshfetit dhe falsifikim të dokumeneve.

“ Pas një hetimi më shumë se një mujor, policia ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, “Marrje e Ryshfetit”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Falsifikim i dokumenteve”, thuhet në raportin e policisë transmeton Ballkai.info

A.J është zyrtari i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike,i njëjti dyshohet se në shpërblim prej 5000 eurove, në mënyrë të kundërligjshme ia ka lëshuar dy certifikata (certifikatën e notave dhe certifikatën e përfundimit të studimeve) të dyshuarit A.L.

Si prova materiale janë konfiskuar: një kompjuter edhe dy telefona celular të cilat dërgohen për ekzaminim në Agjencionin e Forenzikës.