Arrestohet burri nga Prizreni, abuzonte seksualisht me gruan me të meta mendore

Në Prizren policia ka arrestuar një burrë sepse dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një grua me të meta mentale.

Policia thotë se i dyshuari ka shfrytëzuar gjendjen mentale të viktimës për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prizren 18.06.2019-19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti duke shfrytëzuar gjendjen mentale të viktimës femër K-Shqiptare ka kryer marrëdhënie seksuale me të njëjtën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.