SHBA

Arrestohet autori i pakove “bomba” ndaj kritikëve të Trumpit (Foto)

Një burrë 56 vjeçar është arrestuar në Florida në lidhje me pakot bomba në adresë të kritikëve të Donald Trump.

Zyrtarët amerikanë e quajtën të arrestuarin si Cesar Sayoc, raporton CNN, ndërsa ata paralajmërojnë edhe arrestime të tjera.

12 pakot u ishin dërguar 10 personave, të gjithë kritikë të Donald Trump, duke përfshirë Obamën, Hillary Clintonin, De Niron dhe Sorosin.

Trump kishte thënë se aktet ishin “të neveritshme dhe nuk kanë vend në vendin tonë”, duke premtuar “drejtësi të shpejtë dhe të sigurtë”.

Incidentet erdhën rreth dy javë para zgjedhjeve afatmesme të SHBA-së, me politikëbërje shumë të polarizuar.