Arrestohet 53-vjeçari në Spanjë, kish’ filmuar fshehurazi 555 gra

Policia në Madrid arrestoi një 53-vjeçar me akuzën se regjistronte video intime të më shumë se 500 femrave, pa lejen e tyre, si dhe më pas i postonte në faqen e një site-i pornoje.

Zyrtarët e policisë e kapën të dyshuarin në flagrancë, ndërsa po regjistronte nën fundin e një gruaje, duke përdorur një celular të fshehur në një çantë shpine.

Hetimi tregoi se ai kish’ upload-uar 283 video të 555 viktimave, disa prej të cilave minorene, me regjistrimet që kishin marrë miliona shikime online.

Praktika e filmimit nën veshjen e dikujt, pa lejen e këtij/kësaj të fundit, që prej prillit konsiderohet një krim specifik në Angli dhe Uells, ndërkohë që ka qenë e paligjshme në Skoci, që nga viti 2010. Në Korenë e jugut, femrat kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kësaj praktike dhe regjistrimeve me kamera të fshehura.

Në Spanjë ndërkohë, praktika nuk është krim në vetvete. I dyshuari në këtë rast akuzohet se ka dhunuar privatësinë e femrave.

loading…