Arrestohet 36 vjeçari në Fushë Kosovë, tentoi ta vriste një person

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për vrasje në tentativë, që ka ndodhur me 18 tetor, në Fushë Kosovë.

Policia njofton se i dyshuari është XH.M, 36 vjeç.

Ndaj tij prokurori ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa që janë identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë, që janë në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 18.10.2022, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë.

Personi i dyshuar:

– Xh.M, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që për të njëjtin rast hetuesit kanë identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.