Pejë

Arrestohet 25-vjeçari në Pejë – kishte goditur qëllimisht me veturë punëtorin e një pompe të derivateve

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasje në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Më datë 16. dhjetor  2023 rreth orës 23:22, Policia është informuar se në rrugën “ UÇK ” në Pejë ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit  te ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion nga viktima dhe dëshmitaret  kanë kuptuar se i dyshuari   e kishte goditur me veturë viktimën me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime të renda trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë mbledhur dëshmi si dhe është sekuestruar automjeti i të dyshuarit. M. M. i lindur me 1998. Pas një pune intensive nga hetuesit rajonal me datë 17. 12. 2023 është arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. ”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

VIDEO BONUS: Bërlloku e mbulon Tregun e Gjelbër në Prishtinë, tregtarët ia hedhin fajin AKP-së