Artikulli i përditësuar (12:41) – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar për KOHËN se janë arrestuar tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës, e se njëri prej tyre është zënë në flagrancë.

“Janë shoqëruar tre persona për marrje ryshfeti. Janë zyrtarë të Komunës së Prishtinës për marrje të ryshfetit, derisa njëri prej tyre është zënë në flagrancë”, ka thënë ai për KOHËN.

Siç ka bërë të ditur Gashi, aksioni është ndërmarrë pas hetimeve të fshehta të zhvilluara së fundmi.


Arrestohen dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti, ka mësuar KOHA.

KOHA ka mësuar se D.G. dhe B.S. janë zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për ryshfet nga një pronar i një kompanie lidhur me një tender.