Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar në Prishtinë tre persona, të dyshuar për veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se deri tek arrestimi i tyre kanë ardhur pas një pune hetimore. Po ashtu, raporti thotë se të arrestuar janë një mashkull dhe dy femra.
Me venim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.







