Arrestohen tre të dyshuar në Gjilan për veprën penale “Trafikim me njerëz”

Tre persona, në mesin e tyre dy shtetas të Shqipërisë jan vënë në pranga nën dyshimet për “Trafikim me njerëz”.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil, njofton policia.

TRAFIKIM ME NJERËZ/Gjilan 30.10.2022 11:30  Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve nga njësitet relevante , janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartë cekur. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një veturë, 2650 € para të gatshme dhe 3 telefona mobil”, thuhet në PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Ballkani.info