Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur në Gjakovë

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës, ka bërë të ditur se më datë 14.05.2019 në ora 19:30, në stacionin policor Gjakovë është raportuar një rast ,,Grabitje me armë zjarri” ku nga viktima ishin grabitur të holla në vlerë prej 2500 €.

“Të gjitha njësitë policore janë aktivizuar në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe pas dy orësh kanë arritur të arrestohen tre personat e dyshuar:

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit personat e dyshuar mbahen në ndalim policor ndërsa policia po vazhdon në mënyrë intensive masat operativo hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast dhe veprat e tjera të mundshme të këtij grupi”, thuhet në njoftimin për media.

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë gjatë këtij muaji kanë ndodhur edhe dy raste tjera të tentim grabitjes me armë e që fal përkushtimit policor dhe qasjes profesionale këto raste janë ndriçuar dhe janë arrestuar kryesit e këtyre veprave ndaj tyre janë ushtruar kallëzime penale dhe lëndët e kompletuara janë dërguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë për procedim të mëtutjeshëm.