Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka arrestuar tre persona të dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, në dy raste të ndara.

Personi i dyshuar për dhunë në familje është një 68-vjeçar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe tri thika.

Sipas njoftimit të PK-së, ndaj tij rasti është cilësuar për veprën “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armëve”.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në Lipjan ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për shitje të armës dhe manipulim me prova.

Në njoftimin e PK-së thuhet se dy personat të dyshuar për vepër penale janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar dhe ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje.

“Dy nga personat e dyshuar për veprat – shitje e armës dhe manipulim me prova, janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë ( i mitur ), është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.