Arrestohen tre persona në Fier, iu gjetën kokainë dhe 18 mijë euro

Policia e Fierit ka arrestuar 3 persona gjatë një operacioni antidrogë. Në pranga kanë përfunduar pronari i një lokali i cili kishte përshtatur lokalin për përdorimin e drogave. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën dhe u sekuestruan doza me kokainë, 18 380 euro, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Në pranga edhe një shtetas që u gjet në lokal, i cili dyshohet se furnizonte pronarin e lokalit, me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 6,5 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, në pranga është vënë edhe kamerieri i lokalit, për moskallëzim krimi.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./a2